Për nderë të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së sot në Bibliotekën Kombëtare, është hapur ekspozita “Kujtesa e Kosovës - Adem Jashari - rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”.
Për herë të parë janë ekspozuar artikuj të gazetave dhe revistave të Kosovës që pasqyrojnë ngjarjet në familjen Jashari me kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfshinë periudhën nga fundit i dhjetorit 1991 deri në mars të vitit 1998.
Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi tha se ideali për të cilin luftoi komandant Adem Jashari me familjen e tij dhe bashkëluftëtarëve të tjerë në Kosovë, u realizua me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Dumoshi: Shëmbëlltyra e familjes Jashari është unike
“Shëmbëlltyra e familjes Jashari është unike. Me rënien e familjes Jashari për Kosovën po fillonte një epokë e re, epoka drejt çlirimit të Kosovës”, tha Dumoshi.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari që vjen nga familjar Jashari, në këtë ngjarje pati një porosi.
Jashari: Populli që nderon të kaluarën, të ardhmen e ka të sigurt
“Ai popull që nderon dhe respekton të kaluarën, të ardhmen e ka të sigurt”, tha Jashari.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare e Kosovës, Fazli Gajraku tha se në këtë ekspozitë për herë të parë janë ekspozuar artikuj të gazetave dhe revistave të Kosovës që pasqyrojnë ngjarjet në familjen Jashari në krye me komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfshinë periudhën nga fundit i dhjetorit 1991 deri në mars të vitit 1998.
Gajraku: Familja Jashari, shembull unik në histori
“Fryma dhe shpirti heroik i familjes Jashari dhe komandantit Adem Jashari hapi kapitullin e luftës për liri të popullit shqiptarë të Kosovës. Kjo familje dha gjithçka për liri për t’u bërë shembull unik në histori”, tha ai.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 19 mars të këtij viti.