Ishte data e 25 marsit të vitit 2020, kur qeveria Kurti u rrëzua me mocion mosbesimi të nisur nga partneri i saj qeverisës, LDK-ja.
Fiks me këtë datë që tash do vije, Vetëvendosje do ta formojë qeverinë e re.
Kështu i kanë thënë gazetës “Bota sot” burime nga Vetëvendosja, të cilët këtë e quajnë “datë historike”.
Lëvizja Vetëvendosje fitoi në zgjedhjet e 14 shkurtit me rreth 50% të votave, ndërsa në Kuvend do t’i ketë 58 deputetë.