Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shënuar rritje të votave të tij në këto zgjedhje.
Ndonëse ishte shumë lartë në listë ku kishte numrin 70, Bajqinovci fitoi besimin e rreth 20 mijë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ai në legjislaturën e kaluar ishte më i zëshmi në Kuvend, teksa zbuloi disa skandale të qeverisë Hoti.
Për Bajqinovcin, ky është mandati i dytë i fituar.