Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës ka përzgjedhur në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv, Xhevet Smakiqin, është bërë e ditur përmes një komunikate për media.
Bordi thotë se ai ka udhëhequr deri më tani një proces transparent e të drejtë teksa e kanë vlerësuar si kandidatin më të përshtatshëm profesionalisht.
Por, kush është Xhevdet Smakiqi që sot është emëruar në krye të ndërmarrjes publike?
Smakiqi ishte Drejtor i Drejtorisë për Çështje Ligjore në këtë institucion, derisa, në nëntor të vitit 2020-të u emërua si ushtrues detyre në pozitën e kryeshefit të postës.
Megjithatë, Smakiqi është i afërt edhe me politikën.
Hic më larg se në zgjedhjet e vitit 2019-të ai kishte qenë kandidat për deputet nga radhët e Nismës, mirëpo kishte dështuar të siguronte votat që i duheshin për të siguruar ulëse në Kuvend.
Smakiqi kishte marrë 1 mijë e 328 vota në zgjedhje.