Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, të cilat sollën ndryshimin e madh, aq sa pritjet e qytetarëve mund të jenë tepër të mëdha nga qeverisja e Albin Kurtit.
Se qytetarët e Kosovësmë nuk do të lejojnë gënjeshtrën e thotë edhe analisti politik dhe juristi Blerim Burjani.
Sipas tij, kush nuk e beson le të provoj dhe do të ndodh njëjtë sikur me ata që u minimizuan me besimin e qytetarëve.
“Elektorati i Kosovës e bëri një përmbytje të madhe demokratike përmes votës së lirë, tash ky elektorat nuk do të ketë mëshirë ndaj askujt, kush të dështon të përmbush obligimet ndaj qytetarëve e pret i njëjti fat”, thotë Burjani.
Sipas tij, elektorati po vjen duke u vetëdijësuar se njerëz pa meritë s'mund të udhëheqin shtetin.
“Me njerëz servil dhe njerëz të pa aftë nuk do të udhëheqsin me Kosovën, populli i Koosvës do ta ndëshkoj me votën e tij të gjithë ata që nuk kryejn punë për qytetarët dhe që shtetin e bëjnë rrush e kumbulla”, përfundon Burjani.