Kryetari i LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se në Kosovë duhet të bëhet hapja e dosjeve dhe Vetting i plotë.
“Kush e ka vra Rexhep Lucin, kush e ka vra Ali Rracin dhe pse, Dino Hasanaj, Bardhyl Ajetin e 1600 figura të politikes, eprorë e aktivist të krahut institucional .., kush e ka arrestuar Brashor Buzhalen, kush e ka vizituar Sllobe Policin në spital në Beograd-janë tre shqiptar të Dukagjinit, kush nga familjet „ patriote“ bashkëpunonte me Jakup Llonqarin ish punetor i SUP, kush janë ata „ Patriot“ që kanë mbajt Radio-lidhje dhe i kanë spiunuar Shqiptaret...”, shkruan ndër tjerash Osmani, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Dardanisë i duhet Hapja e Dosjeve dhe Veting!
Hetim vendor dhe ndërkombëtar për SHIK-un,
Fondet e Luftes, Fondin e Ahenit, pasurinë e Komandantëve dhe politikajve hajdut, privatizimin e ndërmarrjeve publike- AKP-e korruptuar!
Kush e ka vra Rexhep Lucin, kush e ka vra Ali Rracin dhe pse, Dino Hasanaj, Bardhyl Ajetin e 1600 figura të politikes, eprorë e aktivist të krahut institucional .., kush e ka arrestuar Brashor Buzhalen, kush e ka vizituar Sllobe Policin në spital në Beograd-janë tre shqiptar të Dukagjinit, kush nga familjet „patriote“ bashkëpunonte me Jakup Llonqarin ish punëtor i SUP, kush janë ata „ Patriot“ që kanë mbajt Radio-lidhje dhe i kanë spiunuar Shqiptaret...
Boll jeni fshehë për 20-vite klani i Gorenjes, Bozhuristat e Kecmanit, klani i Kariqëve...
Shteti ligjorë duhet të i zbardhë të gjitha! Nuk guxojmë të dorëzohemi- fitorja është e jona!
Lavdi heronjve, popullit liridashës dhe krye themeluesit dhe ideologut të Dardanisë- Presidentit RUGOVA!
Zoti e bekoftë Dardanin dhe SHBA, BE, Shqipërinë tonë!