Lidhja Demokratike e Kosovës më 14 mars do të mblidhet për të mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, ku pritet të zgjedhën organet e reja drejtuese, Kryetari dhe Kryesia.
Një prej emrave të mundshëm, që të vije në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, është përmendur emri i Kujtim Shalës.
Mirëpo, edhe me tej mbetet e paqartë se a do të kandidoj Shala për të ardhur në krye të LDK-së.
Një prej më të votuarve të LDK-së, Kujtim Shala, përmes një shkrimi në Facebook, ka falënderuar për përkrahjen që i është dhënë partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Falënderoj të gjithë ata qytetarë që kanë zgjedhur të më votojnë mua si kandidat të LDK-së dhe edhe një herë më kanë dhënë besimin që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës! Besimi i përsëritur është nderi më i madh”, ka shkruar Shala.
Shala madje ka paralajmëruar se partia e tij do të hapë një faqe të re, për veten dhe të Kosovës.
Ja shkrimi i tij:
Të dashur qëndrestarë të LDK-së!
Ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që i keni dhënë LDK-së, lëvizjes shqiptare të Kosovës, themelueses dhe garantueses së shtetit tonë! Falënderoj të gjithë ata qytetarë që kanë zgjedhur të më votojnë mua si kandidat të LDK-së dhe edhe një herë më kanë dhënë besimin që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës!
Besimi i përsëritur është nderi më i madh. LDK-ja do të hapë një faqe të re te veten dhe të Kosovës. LDK-ja është partia e rrënjëve të Kosovës. LDK-ja nuk është vetëm një alternativë politike, por shenja thelbësore e shtetit tonë.