Kandidati për deputet nga lista “GUXO”, Haxhi Avdyli, që fitoi votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, përmes një reagimi në Facbook, i ka dhënë edhe një goditje kryetarit në largim të LDK-së, Isa Mustafa.
Avdyli në këtë shkrim e ka quajtur Mustafën si manipulant, kurse ka bërë me dije se në këto zgjedhje qytetari e detyroi turpshëm ta përjashtoi veten ky i fundit.
Mes të tjerave, deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.
Ja shkrimi i tij:
U munduam të mbajmë fjalën e dhënë para jush. I paralajmëruam me zë ta lartë argumentues për drejtimin gabuar.
2017 edhe pse kryetar dege i LDK-së më hodhën në nr 80 e Vjosa Osmanin 81. Luftuam për parime, duruam, rezistuam deri sa disave manipulantëve si Isa Mustafa , e vërteta iu dhembi sa edhe na përjashtoi.
E më 14 shkurt qytetari ia dha kartonin e kuq, dhe u detyrua turpshëm ta përjashtoi veten. Juve qytetarë të mirë të Kosovës , faleminderit që besuat në ne e s’na braktisët asnjëherë.
Ne do jemi me ju dhe vetëm me ju. Natyrshëm me të vërtetën dhe interesin e vendit.
(Nr i votave në 3 palë zgjedhje , 2017,2019 me LDK, 2021, me VV-Lista Vjosa.)