Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari mori pjesë sot në paradën e Ushtrisë së Kosovës me rastin e 23-vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ndihet krenar me punën dhe sukseset që po shënon ushtria e re e Kosovës.
“Nga parada e Ushtrisë së Kosovës, në kazermën “Adem Jashari”, në shënim të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Çdo herë krenar dhe jashtëzakonisht i lumtur me punën dhe sukseset që për çdo ditë po shënon ushtria jonë. Lavdi heronjve e dëshmorëve të Lirisë”, ka shkruar Jashari.