Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Berisha, djali i ish-kryeparlamentarit Kolë Berisha, i cili një kohë ishte edhe këshilltar i kryeministrit Hoti, ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook,
Berisha edhe pse nuk përmend emra, ka kritikuar një zyrtar të LDK-së, sipas të cilit, një kohë zhurmuar shumë, tani ka gjetur heshtjen, dhe sipas tij, tashmë nuk po i dëgjohet zëri.
“Eshaloni intelektual që gjendet afër LDK-së, e që shumicën e kohës ka zhurmuar nën hundë për gabimet e estabilishmentit të deritanishëm, sot nuk po ndihet gjëkundi, për veç noj zani të vetmuam”, shkruan mes të tjerave ai në Facebook.
Ja shkrimi i tij:
Në anën tjetër.
Eshaloni intelektual që gjendet afër LDK-së, e që shumicën e kohës ka zhurmuar nën hundë për gabimet e estabilishmentit të deritanishëm, sot nuk po ndihet gjëkundi, për veç noj zani të vetmuem.
Kjo nuk asht mirë, përkundrazi. Intelektualët që kaneë afilitet ndaj LDK-ër do të duhet të ishin të parët që do hapnin debatin dhe të shtronin disa prej parimeve së kah duhet të udhëtoj udhëheqja e re e LDK-së, e jo të bajnë sehirxhiun.