Shkëlzen Gashi ka reaguar pas lajmit për kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili është fotografuar duke vozitur një veturë të shtrenjtë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka kujtuar se Ahmeti e kishte shitur veturën e Isa Mustafës, përcjell Bota sot.
Gashi ka thënë se ai këtë e kishte bërë, pasi i vinte marre të udhëtonte me veturë superluksoze.
"'Socialdemokrati' që e nxori në shitje veturën e paraardhësit të vet isa mustafa sepse i vinte marre me udhëtu me veturë superluksoze", ka shkruar ai në Facebook./BS/