Haki Abazi, sektet deputet i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje ka përkujtuar betejën e familjes Jashari në Prekaz kundër forcave serbe.
Abazi përmes një postimi në Facebook, thotë se, Prekazi të bëhet vend i pelegrinazhit kombëtar e ndërkombëtar.
Ai uron se kjo të bëhet duke mbrojtur e sanuar shtëpinë e familjes dhe duke ndërtuar të gjitha objektet përcjellëse, siç thotë ai, memoria kolektive dhe historia flet për lavdinë e UÇK-së.
Postimi i plotë:
I përjetshëm kujtimi dhe nderi për familjen Jashari që bëri historinë.
Uroj që së shpejti Prekazi të bëhet vendi i pelegrinazhit kombëtar e ndërkombëtar duke e mbrojtur e sanuar shtëpinë e familjes dhe duke ndërtuar të gjitha objektet përcjellëse ku memoria kolektive dhe historia përmes seminareve, vizitave shkollore e akademike flet për lavdinë e UÇK, heronjtë dhe sakrificën sublime për shtetin dhe kombin!