Profesori universitar i Filozofisë Blerim Latifi, ka reaguar pas raporteve për vjedhje votash.
Ai i ka quajtur “kriminelë” komisionerët e numërimit të votave dhe zonë të “kriminalitetit” Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Fushë Kosovë.
Sipas tij, sponsorizues të këtij kriminaliteti janë të fortit dhe parelinjtë brenda partive.
Reagimi i Latifit në Facebook:
N'Kosovë ekziston një kategori specifike e kriminelëve që quhen komisionerë të numërimit të votave. Në ditën e zgjedhjeve zonë e kriminalitetit të tyre janë qendrat e vendvotimeve, ndërsa pas kësaj dite është QNR ( Qendra e numërimit dhe rezultateve) në Fushë Kosovë. Sponsorizuesit e këtij kriminaliteti janë të fortit dhe parelinjtë brenda partive.