Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet Liri Loshi, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.
Ai ka treguar se ka pak temperaturë, ethe e kollë, por asgjë për t’u shqetësuar.
Loshi ka treguar se po qëndron i izoluar në shtëpi.
“Dje bëra testin për Covid-19 sot më rezultoi pozitiv. Pak temperaturë, pak ethe dhe kollitje herë pas herë, sidomos në mbrëmje vonë para se të bijë në gjumë. Kjo e tëra. Asgjë për t’u shqetësuar. I izoluar në shtëpi, natyrisht. Gjasat që ta kem infektuar dikë tjetër janë tepër të vogla. Po shpresoj ta kaloj pa pasoja”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./BS