Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Ramush Haradinaj, Bekim Jasharin, e të tjerë janë bërë bashkë për nder të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
“Jeta jonë, ka kuptim, kur çdo ditë i kujtojmë dhe vazhdojmë rrugën e më të dashurve tanë, edhe pse ata nuk janë fizikisht me ne”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Postimi në Facebook:
Bashkë në angazhimin para luftës çlirimtare, gjatë luftës çlirimtare, sot, po ashtu me rastin e shënimit të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, bashkë.
Jeta jonë, ka kuptim, kur çdo ditë i kujtojmë dhe vazhdojmë rrugën e më të dashurve tanë, edhe pse ata nuk janë fizikisht me ne.
Një herë atdhetar, tërë jetën atdhetar!