Ajo është deputetja më e votuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt.
Por, Hykmete Bajrami ka një kërkesë për Komisionin Qendror Zgjedhor.
Bajrami po kërkon që të bëhet rinumërimi i votave.
Bile, Bajrami në postimin e saj në Facebook, shkruan se rinumërimi duhet të bëhet nën vëzhgim e kamerave dhe të transmetohet në televizionet nacionale.
Postimi i plotë:
KQZ-ja të marrë vendim për rinumërim të secilës kuti nën vëzhgim të kamerave, në transmetim live në televizionet nacionale.
Nëse nuk bëhet për kandidatët, duhet të bëhet për qytetarët.