Në Prekaz është duke u zhvilluar koncerti për Natën e Zjarreve në kuadër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një fjalë rasti ka thënë se duhet të mbahet ndezur zjarri për liri dhe bashkim kombëtar.
“Sot në Natën e Zjarreve të premtojnë se do ta mbajmë ndezur zjarrin për liri dhe bashkim kombëtar, ka thënë Haradinaj”.
Kujtojmë se koncerti në fjalë është duke u mbajtur pa praninë e publikut për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19.