Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur i tronditur nga lajmi për vdekjen e profesorit Zejnullah Gruda.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook e kujtoi Grudën si një profesionist të vërtetë e të ndershëm.
Tutje tha se Gruda do t’i mungojë shumë vendit.
“Më ka tronditur lajmi për vdekjen e profesorit Zejnullah Gruda! Një njeri i madh, profesionist i vërtetë e i ndershëm! Ky ishte profesor Zejnullah Gruda, njeriu i cili gjithnjë, pa hezitim është angazhuar dhe ka kontribuar për ndërtimin e institucioneve të vendit. Profesori i nderuar do t’i mungojë këtij vendi! Nderime pafundësisht”, shkroi Hoxhaj.
Gruda ishte profesor i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.