Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e kandidatit për deputet nga AKR-ja, Jetlir Zyberaj që ka konkurruar në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Refuzohet i pabazuar apeli Amr 766/2021 I datës 05.03.2021 i ushtruar nga Jetlir Zyberaj, kandidat për deputet nfga suvjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës, i paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), nr, 860/2021 të datës 04.03.2021 me të cilën ka kërkuar rinumërim të votave në vendvotimet 2007A/05R, 0604C/05D, 0401D/01D”, shkruan PZAP në vendimin e tyre.
Ndësa, i menjëhershëm ishte reagimi i Zyberajt i cili thotë se tash ngelet vetëm Prokuroria.
“Këtu, tash shpresa ngelet vetëm tek prokuroria.
PZAP-it nuk i bën përshtypje fare deklarata e personit (personave) që vota nuk u figuron në formular.
Ky është skandal. PZAP po legjitimon vjedhjen e votës”, shkruan Zyberaj në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.