Nga viti 2011 e deri tash Qeveria Kurti në vitin 2020 kishe shënuar numrin më të madh të grave në kabinetin qeveritar me 5 femra dhe 13 burra.
Derisa Qeveria Hoti përbëhet nga 4 gra e 16 burra.
E Qeveria Haradinaj nga viti 2017-2019 kishe 4 gra e 20 burra.
Ndërsa Qeveria Mustafa e vitit 2014-2017 përbëhej nga 2 gra e 21 burra.
E Qeveria Thaçi nga viti 2011-2014 kishe 3 gra e 18 burra.
Megjithëse pozita e grave në vendimmarrje është më e favorshme se dje, ka shumë vend për përmirësim, thonë nga Grupi për Ballkan.
Ata bëjnë thirrje që me rastin e formimit të qeverisë në ardhje, të respektohet Ligji për Barazi Gjinore.