Ministria e Financave ka njoftuar se më 15 mars 2021 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2021.
Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
Sipas një MF, investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu iu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.