Avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë disa pyetje në lidhje me “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri.
Gashi i cili po qëndron në Shqipëri te shtëpia e njohur si “Shtëpia e Verdhë”, e cila përmendej në raportin e Dick Martyt, pyet se si Marty i maskuar ka shkuar te shtëpia e Mersin Katuçit në Gurrë të Shqipërisë?
Gashi ka paralajmëruar së të gjitha pyetjet që i ka parashtruar, nesër do t’u përgjigjet.
“Si erdhi Jose-Pablo Baraybar në Shqipëri!
Si erdhi i maskuar Dick Marty tek shtëpia e z. Mersin Katuçi, në fshatin Gurrë, Shqipëri?
A do të ushtrohet kallëzim penal kunder ish-kryeprokurorës Carla Del Ponte?
Të gjitha përgjigjet do ti keni nesër”, ka shkruar Gashi.