Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pritet që në fund të kësaj jave ta mbajë Kuvendin e ri zgjedhorë, në të cilin pritet të zgjidhet kryetari e kryesia e re e kësaj partie.
Deri me tani, disa anëtarë të kësaj partie kanë shprehur publikisht dëshirën për të kandiduar për të parin e LDK-së, por janë shtuar zërat se në zgjedhjen e kryetari të ri do të ketë ndikim kryesia e vjetër, e cila ka dhënë dorëheqje pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, si shkak i rezultatit të dobët.
E për këtë ndikim ka folur dhe ish-presidenti i Kosovës, ish-kryetari i LDK-së, dhe njëri ndër themeluesi e kësaj partie, Fatmir Sejdiu.
Ai tha se një rrugë e tillë është duke u aplikuar, por sipas tij, kjo është në kundërshtim me demokracinë.
“Nga ajo që është parë deri më tani dhe që ka shenja në këtë drejtim ajo po, është një rrugë e tillë duke u aplikuar pra një diçka që absolutisht që do të ishte në kundërshtim me demokracinë substanciale dhe mendoj se ajo nuk çon askund, nuk është zgjedhje”, tha ai.