Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur për zgjedhjen e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet.
Ai ka theksuar se fillimisht duhet të konstituohet Kuvendit, pastaj Presidenti e dikur Qeveria.
“Zgjedhje e Kuvendit, pastaj presidentit dhe Qeverisë. E, pastaj zgjedhen edhe organet tjera”, ka theksuar Enver Hasani.
Hasani ka theksuar se nuk ka logjikë që të pengohet formimi i organeve të reja të dala nga zgjedhjet, sepse e kemi një subjekt politik që i ka fitu zgjedhjet.
Enver Hasani ka interpetuar edhe mënyrën e zgjedhjes së presidentit.
”Deputetët sipas vendimit të Gjykatës Kushetuese duhet të qëndrojnë në sallë me rastin e zgjedhjes së presidentit. E kanë obligim kushtetues të qëndrojnë në seancë”, tha ai.
Sipas tij, nëse një deputet mungon në atë seancë, atëherë duhet të ketë leje nga kryetari i Kuvendit.