Profesori universitar, Qerim Kastrati, njëherit veprimtar i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook, ka dhënë emrin e të preferuarit të tij për kryetar të LDK-së.
Sipas Qerimit, ideali për pozitën e të parit të LDK-së është Kujtim Shala.
Përmes këtij shkrimi, profesori universitar ka dhënë 10 arsyet pse Shala duhet të jetë kryetari i ardhshëm i LDK-së.
Ja shkrimi i tij:
Akademik Kujtim Shala Kryetar i LDK-së
Arsye-Argumente:
1. Tradita e LDK-së- Kryetari të jetë Akademik;
2. I lindur në Kosovë, në familje të arsimuar;
3. Pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;
4. Prindi i tij ka qenë mësues i shumë gjeneratave të Komunës së Pejës;
5. Profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës dhe ligjërues në studimet Master në Fakultetin e Filologjisë në Tiranë;
6. Është ndër anëtarët e rregullt më të rinj të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe më gjerë;
7. Ka të shkruara më shumë vepra se sa moshën që e ka;
8. Njohës dhe artikulues shumë i mirë i çështjeve politike brenda dhe jashtë Kosovës;
9. Mbështetës për Kosovën shtet unitar;
10. Ka mbështetjen më të madhe brenda anëtarësisë së LDK-së.