Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se janë duke përgatitur ankesën për Gjykatën Supreme edhe për partinë e Duda Baljes dhe për atë të Veton Berishës.
Ai ka thënë se tek Partia Liberale Egjiptiane ka një lëshim teknik nga ana e PZAP-së me mos anulimin edhe të pesë vendvotimeve tjera.
Miftaraj ka thënë se me një ankesë në Supreme ky gabim mund të riparohet.
Kjo nënkupton se edhe pse ankesën e tonë e ka vërtetuar në tersi në rastin e anulimit të votave të lokaliteteve serbe, PZAP ka harruar që në 5 vendvotime në Graçanicë janë së paku 2 mijë vota që duhet të anulohen. PZAP ka jep arsyetimin në bazë të ankesës tonë në të gjitha pjesët që duhet të anulohen si duket në këtë pjesë e ka harruar, e shoh më shumë si gabim teknik i cili me ankesë në Supreme, mund të riparohet dhe të vendosë në pajtim me vendimin që ka marrë PZAP”, ka thënë ai.