Analisti politik, Ilir Ibrahimi në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje e ka dridhur skenën politike në Kosovë.
Ibrahimi tha se pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit, në muajt dhe javët ne vijim, pritet të shihet nëse subjektet e tjera politike do të përpiqen të kopjojnë nga LVV.
“Fitorja e saj plebishitare i ka shtyrë partitë politike t’i rishikojnë strategjitë e tyre. Por si do të ecin përpara partitë e ashtuquajtura tradicionale? A do të përpiqen të kopjojnë nga LVV apo do të gjejnë mënyra kreative dhe origjinale për tu përshtatur me realitetin e ri?”, deklaroi analisti, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
LVV padyshim e ka dridhur skenën politike kosovare.
Fitorja e saj plebishitare i ka shtyrë partitë politike t’i rishikojnë strategjitë e tyre.
Por si do të ecin përpara partitë e ashtuquajtura tradicionale? A do të përpiqen të kopjojnë nga LVV apo do të gjejnë mënyra kreative dhe origjinale për tu përshtatur me realitetin e ri?
Këtë do ta shohim në javët dhe muajt në vijim.
Cilido që të jetë epilogu, skena politike do të jetë më e mirë se atë që kemi parë deri tani.