Kandidati për deputet nga AAK, Bekë Berisha, ka kërkuar rinumërim total të votave.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk dëshiron që të bëhet deputet me dyshime, përcjell Bota sot.
Berisha ka thënë se nuk duhet frikësuar nga vullneti i qytetarit dhe se kjo dukuri nuk mbaron këtu.
Postimi i tij i plotë:
Rinumërim total të votave, të gjitha partive dhe kandidatëve për deputet!
Mos u frikësoni nga vullneti i qytetarit!
Kjo dukuri mbaron këtu.
Nuk dua të bëhem deputet me dyshime.