Hoti: I privilegjuar që në mandatin e kësaj qeverie, FSK zbarkoi në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt

Aktuale

Hoti: I privilegjuar që në mandatin e kësaj qeverie, FSK zbarkoi në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt

Më: 9 mars 2021 Në ora: 13:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka thënë se ndihet i privilegjuar që në mandatin e qeverisë që ai e drejton, kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zbarkoi në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt, bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pjesëmarrja në misione paqeruajtësve me SHBA-në është ndër hapat më të rëndësishëm historikisht.

“Ndjehem vërtetë i privilegjuar që në mandatin e kësaj qeverie, kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zbarkoi në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt, bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës. Pjesëmarrja në misione paqeruajtëse, bashkë me aleatin tonë kryesor strategjik SHBA-të,  është ndër hapat më të rëndësishëm historikisht, që ka bërë Kosova si shtet dhe si Forcë e Sigurisë, drejt integrimit të plotë në strukturat euroatlantike.

Gjithmonë krenar me djemtë dhe vajzat  e FSK-së”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Postimi i plotë

Ndjehem vërtetë i privilegjuar që në mandatin e kësaj qeverie, kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zbarkoi në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt, bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Pjesëmarrja në misione paqeruajtëse, bashkë me aleatin tonë kryesor strategjik SHBA-të, është ndër hapat më të rëndësishëm historikisht, që ka bërë Kosova si shtet dhe si Forcë e Sigurisë, drejt integrimit të plotë në strukturat euroatlantike.

Gjithmonë krenar me djemtë dhe vajzat e FSK-së!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat