Dega e LDK-së në Gjilan, ka njoftuar ditë se kur Lutfi Haziri do të shpallë zyrtarisht kandidaturën e tij për kreun e LDK-së.
Sipas njoftimit të kësaj dege, Haziri të mërkurën në ora 13 do ta shpallë kandidaturën e tij për të parin e LDK-së.
“Ju njoftojmë se Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, nesër (10 mars) në ora 13:00, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të LDK-së në nivel qendror”, njofton dega e LDK-së në Gjilan.
Ndryshe, kandidat për kreun e LDK-së përveç Hazirit janë edhe Anton Quni e Lumir Abdixhiku.