Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur tre kandidatët kryesor për postin e kryetarit të partisë.
Krahas, Qunit, Abdixhikut dhe Hazirit, LDK paralajmëroi edhe kandidatura të tjera nga anëtarët e tjerë të subjektit.
“Dëshirojmë ta njoftojmë anëtarësinë e LDK-së, se deri më tani kanë paralajmëruar kandidaturat për kryetar të LDK-së, z. Anton Quni, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, z. Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, kryetar i komunës së Gjilanit dhe i degës së LDK-së në Gjilan dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së”, njoftoi LDK në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Njoftim për publikun
Dëshirojmë ta njoftojmë anëtarësinë e LDK-së, se deri më tani kanë paralajmëruar kandidaturat për kryetar të LDK-së, z. Anton Quni, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, z. Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, kryetar i komunës së Gjilanit dhe i degës së LDK-së në Gjilan dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së.
Në ditët në vijim priten paralajmërime edhe të kandidatëve tjerë.