Eksperti amerikan Alon Ben-Meir ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është proces që lëviz nëpër duart e Serbisë dhe Rusisë.
Raporti i ri: Me ujgurët, Kina i ka shkelur të gjitha pikat e konventës së OKB-së kundër gjenocidit
“Kosova është ende në pritje të liberalizimit të vizave. Vendimi i BE-së për vonimin e këtij procesi do të luajë vetëm në duart e Serbisë dhe Rusisë, por duke mohuar liberalizimin e vizave ndaj këtij vendi, BE-ja po lejon Turqinë të ndikojë në shoqërinë e irrituar të Kosovës”, ka shkruar Ben-Meir.
Para pak ditësh edhe ish-emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka hedhur kritika ndaj BE-së për mosliberalizim e vizave për Kosovën.