Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka publikuar grafikën me deputetët që kanë shënuar rritjen dhe rënien më të madhe në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Tre deputetët që shënuan më së shumti rritje të votave në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019, janë Glauk Konjufca, Vjosa Osmani dhe Enver Hoxhaj.
Ndërsa, deputetët që shënuan rënien më të madhe janë Ramush Haradinaj, Anton Quni dhe Marigona Geci, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
“Shkëlqimi” dhe “Rënia” e të zgjedhurve
Në infografikën e mëposhtme të #KDI, gjeni TOP 10 deputetët me rritjen dhe ata me rënien më të madhe në vota krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019 ⬇