Ish ushtari i UÇK-së, Irfan Dauti ka humbur jetën në vendin e punës, derisa punonte pavarësisht sëmundjes që kishte.
I njëjti, kishte punuar në punë ndërtimore për të siguruar bukën e gojës për familjen e tij.
Kështu ka bërë të ditur Frashër Oseku përmes një postimi në Facebook derisa ka pyetur se a ka emër edhe për ushtarët e thjeshtë apo vetem për disa komandanta me xhepa të mbushura .
“Njëriu që rrezikon jetën për Shtetin. Ky shtet ja kthen shpinën”, ka shkruar Oseku.
Postimi i plotë:
Irfan Dauti, ish ushtar i UÇK-së, nga Shtimja.
Ka qenë i sëmurë me epilepsi.
Edhe pse i sëmurë, është detyruar të punoj në punë ndërtimore për të siguruar bukën e gojës për vete dhe familjen e tij.
Mbrëmë, nga sëmundja e humbi vetëdijen dhe u mbyt në vendin e punës.
Si ishte LIRIA KA EMËR?
A ka emër për edhe për ushtarët e thjeshtë apo vetem për disa komandanta me xhepa të mbushura?
Njëriu që rreziko jetën pë Shtetin. Ky shtet ja kthen shpinën.
Ngushëllime familjës Dauti.