Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është mbajtur ceremonia e zbarkimit të pjesëtarëve të Forca e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë paqeruajtës në lindje të mesme.
Për këtë kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare.
Në shkrimin e mediumit të njohur amerikane, Associated Press thuhet se në këtë ceremoni të mbajtur në kazermën “Adem Jashari” kanë marrë pjesë personalitete të shumtë.
Gjithashtu, AP shkruan se Kosova po dërgon njësinë e parë ushtarake pas kërkesës nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shkrimi plotë i Associated Press:
Kosova po dërgon një kontingjent ushtarak në Kuvajt, kjo është përfshirja e saj e parë në një mision paqeruajtës ndërkombëtar.
Një ceremoni u mbajt të martën në kazermën ushtarake në kryeqytet (Prishtinë), me praninë e udhëheqësve të lartë të vendit dhe atasheve ushtarakë perëndimorë.
Kosova po dërgon njësinë ushtarake pas një kërkese të bërë nga Komanda Qendrore e SHBA-ve.
Trupat e Kosovës do të jenë nën komandën e Gardës Kombëtare të Iowa-s.
Forca e Sigurisë së Kosovës me 3400 trupa u shndërrua në një ushtri të rregullt në dhjetor 2018.
Shumica e vendeve perëndimore kanë njohur pavarësinë e Kosovës në 2008, por jo Serbia ose aleatët e saj Rusia dhe Kina.