Albin Kurti prezanton anëtarin e ri të Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale

Albin Kurti prezanton anëtarin e ri të Lëvizjes Vetëvendosje

Nga: A.SH Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:45
Foto nga takimi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka prezantuar anëtarin e ri në parti.

Ai është profesor Ali Dula i cili me përvojën, dijen dhe vullnetin e tij do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale, intelektuale e organizative në angazhimin tonë të përbashkët politik, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi në Facebook:

Ali Dula, nga Rahoveci, përfundoi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, e paralelisht edhe në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ai ka mbrojtur me sukses temën e studimeve të masterit “Menaxhimi medial gjatë fushatave zgjedhore” në programin e komunikimit masiv dhe gazetarisë në Tiranë dhe Prishtinë. Në këtë pranverë, Aliu do ta mbrojë disertacionin në sferën e komunikimit politik, në universitetin publik “Marmara University” në Turqi. Nga viti 2006 është mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën e Mesme “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec. Aliu është marrë dhe mirret edhe me krijime letrare, të cilat i boton kohë pas kohe në revistat periodike si “Labirinti” dhe “Jehonë Anadrinie”. Ndërsa në vitin 2009, ai botoi përmbledhjen poetike “Pëshpëritjet lirike”. Ai është edhe bashkorganizator i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, i cili mbahet çdo vit në qytetin e Rahovecit që nga 2015 e ku performojnë poetët eminentë nga vendet e ndryshme të botës. Që nga sot, Profesor Ali Dula është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe me përvojën, dijen dhe vullnetin e tij do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale, intelektuale e organizative në angazhimin tonë të përbashkët politik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat