Blerim Latifi tregon skenarin që Vuçiqi mund ta bëjë pasi Ushtria e Kosovës filloi misionin paqeruajtës

Aktuale

Blerim Latifi tregon skenarin që Vuçiqi mund ta bëjë pasi Ushtria e Kosovës filloi misionin paqeruajtës

Nga: N.Sh Më: 9 mars 2021 Në ora: 18:10
Blerim Latifi

Profesori dhe analisti Blerim Latifi e ka komentuar fillimin e misionit paqeruajtës të Ushtrisë së Kosovës në Kuvajt.

Latifi përmes një postimi në Facebook, pas këtij misioni të Ushtrisë së Kosovës, tregon për skenarin që presidenti serb Aleksandër Vuçiq mund ta bëjë.

Sipas tij, çetnikët e Vuçiqit mund të fillojnë protestat në zyrën e tij.

Pastaj ata të majtës ekstreme që vazhdojnë me vuajt nga fantazma e imperializmit amerikan.

Pastaj sipas tij, ndonjë zëdhënës i BE që mund të mendoj që Kosova nuk mund të marrë frymë jashtë dialogut.

Postimi i plotë:

Nga sot një njësi e Ushtrisë së Kosovës ka filluar misionin paqeruajtës në Kuvajt, në kuadër të ushtrisë amerikane. Tash pasojnë protestat. Së pari nga çetnikët në zyrën e Vuçiqit, që ende nuk janë zgjuar nga ëndrrat e Millosheviqit për Kosovën.

Pastaj nga budalltë e të majtës ekstreme, që vazhdojnë me vuajt nga fantazma e imperializmit amerikan.

Pastaj nga ndonjë zëdhënës i kotë i Bashkimit Evropian, që mendon se Kosova nuk mund të marrë frymë jashtë dialogut të shpifur me Serbinë.

Eventualisht edhe nga ndonjë zyrtar i Sulltanit Erdogan, të cilit i është fiksuar në kokë mendimi se Kosova nuk mund të bëjë asgjë në Lindjen e Mesme pa e pyetur atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat