Deputeti i zgjedhur i VV’së, Dimal Basha ka reaguar pas vdekjes së gastronomit Agron Uka.
Basha ka shkruar një mesazh prekës për humbjen e shokut të tij.
“Shoq, fort bre na ke mërzit. Shumë bre herët shoq! Po vimë me t’marr t’vdekun shok, por me energjinë që e ke pas, ke lanë kujtime te secili që kemi me t’kujtu përjetë për gjallërinë e shyhretin që e ke pas. Shumë e padrejtë, shumë e randë, edhe ka me na mungu shumë prezenca jote jaran”, ka shkruar ai.
Agron Uka, gastronom me profesion, ka vdekur si pasojë e një aksidenti gjatë skijimit në Bansko të Bullgarisë, mësohet nga personat që e njohën të ndjerin.
Sipas informacioneve të para, Uka nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur në spital.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.
“Agroni ka qenë një gastronom i suksesshëm, energjik dhe i devotshëm, duke i dhënë shije të veçantë dhe vlerë Ferizajit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.