Burri i Meliza Haradinajt i reagon Pal Lekajt

Aktuale

Burri i Meliza Haradinajt i reagon Pal Lekajt

Më: 9 mars 2021 Në ora: 20:21
Dardan Stublla, burri i Meliza Haradinajt

Dardan Stublla, burri ish-ministres së Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, e ka sulmuar nënkryetarin e AAK-së, Pal Lekaj.

Stublla e ka publikuar një fotografi në Facebook, ku janë rezultatet e numërimit të votave të politikanëve, ku sipas tij, është ndryshuar numri i votave tek Meliza Haradinaj-Stublla dhe kandidati Berat Duraku.

“Turpi ska kufi!!!!  Kur është bërë Pal Lekaj me trurin e kufizuar që e fut në punë vetëm për mallverëzime dhe tender, ta vlerësojë dikën atëherë e sheh se ku është vendi. Krijo një skenar me ata tut cka me thon para . Nr 12 008 sipas Palit 000, Nr 47 119 sipas Palit 019”, ka shkruar Stublla në Facebook.

Haradinaj-Stublla dha dorëheqje sot nga postet e saj në qeveri dhe brenda partisë. Në njoftimin për dorëheqjen e saj ajo akuzoi disa njerëz brenda AAK-së që sipas saj po kontrollojnë dhe shantazhojnë përbrenda këtë parti.

Turpi ska kufi!!!! Kur është bërë Pal Lekaj me trurin e kufizuar që e fut në punë vetëm për mallverëzime dhe tender, ta...

Posted by Dardan Sh Stublla on Tuesday, March 9, 2021
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat