Edhe një anëtar i AAK-së kërkon rinumërim të votave

Aktuale

Edhe një anëtar i AAK-së kërkon rinumërim të votave

Më: 9 mars 2021 Në ora: 20:25
AAK

Rinumërim të votave po kërkon edhe një anëtar tjetër për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit nga radhët e AAK-së. Bëhet fjalë për Hajdar Sutajn.

Sutaj përmes një postimi ka kërkuar rinumërim total të votave.

“Një rinumrim total i të gjitha vendëvotimeve do të ishte ideale, dhe e domosdoshme, që legjislatura e re të ndihej kredibile. Personalisht kam dorëzuar 84 ankesa në PZAP, të argumentuara me dëshmi, deklarata nga votues, vëzhgues e komisionerë”, shkruhet në reagim.

Ky është postimi i plotë:

Miq të dashur!

Media të respektuara!

Leter e hapur drejtuar KQZ-së!

Gjatë këtyre ditëve portalet dhe mediat janë “pushtuar” nga tituj e artikuj për parregullësi në procesin zgjedhorë!

Bashkangjitur (në postim) keni vetëm disa nga titujtë e një portali brenda dites, ku pretendohej nga gjithë kandidatët e gjitha subjekteve manipulimi me  numrim dhe pershkrimin perfundimtarë të votave në FRK!

Mendoj që me të drejtë qytetarët dhe kandidatët për deputet janë të shqetësuar dhe kanë një humbje besimi në sistemin e organizimit, në procesin e numrimit të votave!

Një rinumrim total i të gjitha vendëvotimeve do të ishte ideale, dhe e domosdoshme, që legjislatura e re të ndihej kredibile.

Personalishtë kam dorëzuar 84 ankesa në PZAP, të argumentuara me dëshmi, deklarata nga votues, vëzhgues e komisionerë.

Si do duhej të ndodhete tani edhe në të ardhmen ky proces:

1) Tani në keto rrethana, KQZ në menyren me të sigurtë të mundëshme do duhej ti barte kutitë e votimit ne njëren nga palestrat sportive, të vendoste minimumi 20 tavolina numrimi në pllatonë e palestres, hapsirë kjo që duhej të rrethohej me barriera të tejdukshme, ndërsa jashtë barrerave, tek gjithsecila tavolinë të jenë nga një vëzhgues i subjekteve  politike, ndërsa në tribuna, perballë çdo tavoline të jetë nga një vëzhgues i çdo kandidati/je për deputet, nga gjitha subjektet garuese.

2) Procesi i numerimit do të duhej të ishte në këtë formë: hapja e çdo kutije të votimi të bëhej shumë transaprente ( duke e patur nga një kamerë mbi çdo tavolinë dhe një ekran të madhë mbi gjithësecilen tavolinë, nepërmjet ketyre ekranëve çdo vezhgues do ta shikonte procesin si po shkonë në transparencë të lart).

3) Për të qenë akoma edhe më trasparent, çdo fletëvotim do të duhej të skanohej, të paraqitej në ekran, dhe te qendronte deri sa gjithsecili komisioner dhe vezhgues do të kishte mundesi të shikonte fletëvotimin, dhe të shenonte, se cili subjektë dhe cilët kandidatë janë votuar.

4) Diaspores shqiptare do të duhej ti mundesohej të votonin në ambasada dhe konsulata, sipas procedurave të rregullta të cilat do të duhej të rregullohen me ligj.

Qytetarë të Kosovës!

Komisionerë e Vëzhgues!

Vota është mjet i shenjtë në demokraci!

Ju që gjatë tërë ditës së zgjedhjeve bëtë një punë të jashtëzakonshme, por edhe ata të cilet punuan ne QNR!

Falemnderit shumë!

Të pakët janë ata që kanë mundur të manipulojnë procesin, ata duhet të pergjigjen para organeve, ju të tjerët meritoni dhe keni respektin dhe nderimet maksimale!

Me respekt,

Hajdar Sutaj

Kandidatë për deputet nga radhët e AAK-së!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat