Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se pa dialog dhe konsulta nuk do t’i bëjnë kuorum zgjedhjes së presidentit.
Derisa shton se partia fituese duhet të udhëheq procesin e formimit të institucioneve.
“Mendoj se partia e cila i ka fituar zgjedhjet duhet të udhëheqin procesin e formimit të institucioneve dhe të zgjedhin edhe çështjen e presidentit.
Nëse nuk ka dialog dhe konsulta PDK-ja nuk do të merr pjesë në seancë. Nëse dikush e do mbështetjen e PDK-së duhet të ulet të flas me ne”, ka thënë Hoxhaj.