Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka treguar arsyet e rezultatit të dobët në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
E, lidhur me këto arsyetime, ka ardhur reagimi nga opinionistja Kimete Berisha.
Duke ironizuar, Berisha në shkrimin e saj të publikuar në Facebook, Hoxhajn e ka quajtur “kastravec”.
Ja shkrimi i saj:
Enver, a po nerth!
Enver Hoxhaj e ka zbuluar se kushtet atmosferike kanë ndikuar tek votuesit e PDK-së.
Tha: 'Unë mendoj që një pjesë e elektoratit tonë nuk ka dalë të votojë edhe për shkak të kushteve klimatike'
Thuajse votuesit e PDK-së komplet janë me reumë, dhe se 'Nana Naile' u dasht m'i organizu zgjedhjet në vend KQZ-së, tuj votu tuj u paritë.
Dhe se votuesit e PDK-së qenkan të përhënur, moti ua dikton atyre nervat dhe disponimin.
Nuk ka qenë ftohtë në qiell, Enver, por ftohtë në zemër.
I keni mërdhi votuesit!
P.S. Rrallë kam pa kësi kastraveci.