69 të vdekur vetëm këtë muaj, mbi 9700 raste aktive me COVID

Aktuale

69 të vdekur vetëm këtë muaj, mbi 9700 raste aktive me COVID

Më: 10 mars 2021 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Muaji mars erdhi me numër të lartë rastesh ditore dhe viktimash me COVID-19. IKSHPK thotë se e gjithë kjo është pasojë e mosrespektimit të masave anti-COVID.

Vetëm në dhjetëditëshin e parë të këtij muaji janë regjistruar 69 të vdekur. Dita me më së shumti viktima ishte marta e 9 marsit me 13 humbje jete, ndërsa nuk janë regjistruar më pak se 4 në asnjë ditë.

Në total, numri i rasteve pozitive është 74.079 raste nga 335.123 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.668 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.650 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.761.

Autoritetet vazhdojnë të premtojnë se vaksinat anti-COVID do të mbërrijnë këtë muaj në Kosovë, por deri më tani, përveë premtimeve të shumta, nuk ka sgjë konkrete. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat