Prokurimi me anë të një njoftimi bën me dije se zyra e kryeministrit të vendit ka anuluar një aktivitet të prokurimit.
Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Shërbime të Sigurimit të shëndetit në udhëtim”, është anuluar.
Ndonëse për tenderin në fjalë janë dorëzuar 5 tender, zyrës se kryeministrit nuk i janë përshtatur ofertat.
“Të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime të cilat në mase substanciale e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit”, thuhet në njoftim, sa i përket anulimit të këtij tenderi.