Infektologu Izet Sadiku është emëruar dje drejtor i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Lajmin e kanë informuar zëdhënësi për informim në QKUK.
Vendimi për emërimin e Sadikut ka ardhur pas dorëheqjes së drejtoreshës Lindita Ajazaj-Berisha.
“Ju konfirmojmë se drejtori i përgjithshëm e ka caktuar u.d drejtor Izet Sadikun”, është thënë nga zyra për informim në QKUK.
Kujtojmë që Sadiku mëherët ka qenë edhe zëvendësministër i Shëndetësisë.