Oda e Hotelierisë dhe Turizmit reagon për ndërhyrjen e policisë në një restorant në Prishtinë

Aktuale

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit reagon për ndërhyrjen e policisë në një restorant në Prishtinë

Më: 10 mars 2021 Në ora: 15:20

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka reaguar për rastin e ndërhyrjes së pjesëtarëve të policisë, më 08.03.2021 në ora 22:02, bashkë me inspektorë në restorantin “Extra Fish” në Prishtinë.

Në reagimin e tyre thuhet se nga deklaratat e pronarëve kanë dëshmi reale që ndërhyrja ka qenë brutale dhe është kaluar çdo kompetencë.

“Edhe pse klientët kanë qenë duke i kryer pagesat dhe duke e liruar lokalin, në Restaurant Extra Fish është bërë një ndërhyrje e pazakontë dhe e paparë më herët duke ushtruar dhunë brutale mbi stafin punues të këtij vendi”.

Ata po pretendojnë se përveç dhunës në hapësirat e restorantit është ushtruar dhunë edhe më e madhe në stacionin policor.

“Në bazë të informacioneve, akterët pjesëmarrës e kanë ndërruar deklaratën para organeve kompetente pothuajse tre herë radhazi ashtu siç iu ka përshtatur atyre”.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës kërkon që:

  • Sa më parë të ndërpriten këto dukuri kaq negative ndaj subjekteve hoteliere;
  • Gjatë inspektimit nga inspektoriati mos të ketë prezencë të policisë sepse po paraqesin shqetësim dhe imazh të keq para masës;
  • Mos të ketë ndërhyrje të tilla ndaj subjekteve hoteliere, sepse të njejtat nuk janë subjekte kriminale, por janë afaristë dhe kontribues të ekonomisë së vendit;
  • Inspektoriati në përputhje me detyrat dhe në bazë të ligjit, ta përfundojnë punën e vet dhe mos ti tejkalojnë kompetencat;
  • Të shqiptohen dënime ndaj akterëve të cilët kanë ushtruar dhunë, dhe kjo gjë të dëshmohet në mënyrë që të jenë shembull për të tjerët që mos të veprojnë në mënyrë të tillë!
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat