Ambasada e Britanisë në Kosovë, ka reaguar për emërimet e bordeve të ndërmarrjeve publike e kryeshefave ekzekutiv, deri në zgjedjen e përfaqësuesve të rinj të institucioneve.
"Ne e mirëpresim shtyrjen e procesit të intervistimit për Bordin e KEK-ut, por mbetemi të shqetësuar për proceset e rekrutimit të Bordeve të tjera të Ndërmarrjeve Publike dhe Kryeshefave Ekzekutiv të tyre", thonë nga Ambasada e Btiranisë.
Ata besojnë se ato duhet të jenë transparente dhe të strukturuara mirë dhe në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.
"Ne fuqimisht sugjerojmë që Qeveria në detyrë të shtyjë të gjitha vendimet dhe proceset e rekrutimit për zyrtarë të lartë derisa të formohen institucionet e reja", thuhet në reagimin e ambasadës britanike.