Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, po shtohen kandidaturat për të parin e kësaj partie. Pas Anton Qunit, Lumir Abdixhikut e Lutfi Hazirit, kandidaturën për kryetar të LDK-së sot e ka shpallë edhe Besian Mustafa.
Me kandidaturat e tyre ka ironizuar Arianit Beqiri, asistent i Albin Kurtit, përcjell Bota sot.
Përmes postimeve në Facebook, Beqiri ka thënë se LDK-ja ka më shumë kandidatë për kryetar se sa vota. Sipas tij, garën e “ashpër” mes Hazirit, Abdixhikut, Qunit e Besian Mustafës, do ta fitojë Albin Kurti.
Postimet e Beqirit:
LDK më shumë kandidatë për kryetar se vota!
Edhe në garën e "ashpër" për kryetar të LDK-së, pra në mes të Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut, Anton Qunit, Avdullah Hotit e Besian Mustafës do të fitojë Albin Kurti.