Kandidimi i Mustafës, Rugova: Brezi që me mish, shpirt, gjak e ide i takon brumit të LDK-së, po e merr hovin, po del në dritë

Aktuale

Kandidimi i Mustafës, Rugova: Brezi që me mish, shpirt, gjak e ide i takon brumit të LDK-së, po e merr hovin, po del në dritë

Nga: A.SH Më: 10 mars 2021 Në ora: 19:43
Besian Mustafa

Kandidaturën për kryetar të LDK-së sot e shpalli edhe Besian Mustafa.

E anëtari i LDK-së, Naser Rugova, për kandidimin e Mustafës tha se është brezi vërtet i ri, brezi që me mish, shpirt, gjak e ide i takon brumit të LDK-së, po e merr hovin dhe po del në dritë.

Postimi në Facebook:

U befasova për të mirë me guximin e Besianit. Fare nuk ka rëndësi nëse ai fiton apo jo në Kuvendin e të dieles, e rëndësishme është që brezi vërtet i ri, brezi që me mish, shpirt, gjak e ide i takon brumit të LDK-së, po e merr hovin dhe po del në dritë. E ardhmja e LDK-së është në duart e rinisë që është rritur me LDK-në! Pavarësisht rezultatit të dielen, ky rizgjim i vlerave tona burimore nuk mund të ndalet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat