Lidhja Demokratike e Kosovës do mbajë Kuvendin e saj zgjedhor për ta zgjedhur kryetarin e ri, pas dorëheqjes së Isa Mustafës.
Deri më tani kandidaturën për kryetar e kanë shpallur Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Beisan Mustafa.
Por sipas politologut, Gurakuç Kuçi, asnjëri nga këta nuk duhet të jetë kryetar i LDK-së.
Ai ka propozuar që Donika Gërvallla të vije në krye të LDK-së.
“Pse LDK-ja nuk po e bënë Donika Gërvallën kryetare dhe Vjosa Osmanin ta ndihmojnë me vota në Kuvend të bëhet Presidente e Kosovës?”, ka shkruar politologu, Gurakuç Kuçi.